Një Gjykatë e Qarkut në qytetin bullgar, Qystendil, e ka liruar ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku, i cili u arrestua, dy ditë më parë, nga autoritetet kufitare të Bullgarisë.
Lirimi i zotit Çeku u bë pas disa orësh gjykimi dhe garancive se është pjesë e trupit diplomatik të deponuara nga kryeministri Hashim Thaçi dhe një letre të OKB-së se ai është nën mbikqyrjen e misionit ndërkombëtar në Kosovë. Zyrtarë të qeverisë bullgare thanë se përfundimet e Gjykatës serbe në Nish, për ekstradimin e zotit Çeku në Serbi, ishin të pamjaftueshme dhe gjykata bullgare e liroi atë.
Ish-kryeministri Çeku pas lirimit tha për BBC-në se ky ishte një incident jo i këndshëm dhe se vendimi i një Gjykate të një vendi të BE-së për shpalljen të pavlefshëm të fletarrestit ndërkombëtar do të mund ta ndryshonte edhe qëndrimin e vetë Interpolit.
Por zoti Çeku tha se atij i duhen edhe tri ditë të tjera deri në fuqizimin e vendimit të Gjykatës pasi i është lënë hapësirë prokurorisë për të paraqitur ankesën në vendim.
Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku u arrestua tre ditë më parë nga autoritetet kufitare bullgare në vendkalimin me Maqedoninë, gjatë një udhëtimi zyrtar, pas një fletëarresti ndërkombëtar.
Autoritetet serbe kërkuan ekstradimin e tij në Serbi për t’u përgjigjur për, siç thuhet krimet e kryera gjatë periudhës së konfliktit të armatosur në Kosovë.
Ato kanë shfaqur zhgënjimin me lirimin e zotit Çeku dhe e kanë cilësuar vendimin e Gjykatës si një goditje për të drejtën ndërkombëtare.
Ndërkohë autoritetet në Kosovë kanë shfaqur besimin e tyre se zoti Çeku do të lirohet dhe kanë kërkuar nga Interpoli që të ndalë fletarrestet e lëshuara nga Serbia. (BBC)
Popularity: 1% [?]




Shprehni opinionin tuaj!