Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Rajoni dhe Bota

Ofensiva në Afganistan, viktimat e para për SHBA

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Friday, 3 July 2009Pa Koment
Ofensiva në Afganistan, viktimat e para për SHBA

Mijera marinsa amerikanë dhe qindra forca afgane po marrin pjesë në operacion, i cili filloi të enjten në mëngjes me një ofensivë nga ajri dhe nga toka. Marinsat amerikanë pësuan viktimat e para gjatë një ofensive të madhe të ndërmarrë në pjesët që kontrollohen nga Talibani në Afganistanin jugor.
Zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se një marins u vra dhe disa të tjerë u plagosën kur po zinin pozicione pranë bazave të Talibanit në provincën Helmand.

Mijra marinsa amerikanë dhe qindra forca afgane po marrin pjesë në operacion, i cili filloi të enjten në mëngjes me një ofensivë nga ajri dhe nga toka.

Zyrtarët thanë se trupat hasën në qendresë sporadike nga ana e militantëve dhe po vazhdojnë operacionet e spastrimit në rajonin e luginës së lumit Helmand.

Ky është operacioni i parë i madh pas rishikimit të strategjisë për Afganistanin të ndërmarrë nga administrata Obama, e cila synon të mposhtë kryengritjen e rigjallëruar talibane.

Operacioni i djeshëm shkaktoi shqetësime në Pakistanin fqinj. Ushtria pakistaneze tha se kishte mobilizuar një pjesë të trupave për të eliminuar militantët që largoheshin nga provinca Helmand./voa/

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.