Papulias: Vendi i Serbisë, në BE
Presidenti grek, Karolos Papulias tha se Serbia e ka vendin në Bashkimin Europian dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.
Papulias ishte dje në Beograd për një takim me presidentin serb Boris Tadiç. Presidenti grek tha se Serbia meriton një vend në Bashkimin Europian. Ai e quajti Beogradin partner strategjik që mund të japë një kontribut të madh për qendrueshmërinë dhe zhvillimin në Ballkan.
Papulias bëri thirrje gjithashtu për një zgjidhje në Kosovë bazuar mbi të drejtën ndërkombëtare. Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Tadiç e quan qëndrimin e Greqisë jashtëzakonisht të rëndësishëm për Serbinë. Sipas tij, kjo provon se Europa nuk është kundër serbëve.(Shekulli)
Popularity: 1% [?]




Shprehni opinionin tuaj!