Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Rajoni dhe Bota

Politikanë maqedonas në listën e zezë të SHBA

Publikuar nga H2O me Thursday, 25 June 2009Pa Koment
Politikanë maqedonas në listën e zezë të SHBA

Një numër i madh liderëve të forcave politike në Maqedoni do të vazhdojnë të mbeten edhe për një vit në listën e zezë në Amerikë.

Ata janë: Kryetari i partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Ljube Boshkovski, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, anëtari i kryesisë qendrore të BDI-së, Xhevat Ademi, ish-komandant Hoxha – Xhezair Shaqiri, kryetari i Iliridës Nevzat Halili, deputeti i pavarur Daut Rexhepi, kreu i AKSH-së Gafurr Adili, Kastriot Haxhirexha, Izair Samiu, Sait Rushiti, Avdyl Jakupi-Cakalla, Xhavit Hasani, Xhemajl Hiseni dhe Nuri Bexheti.

Sipas Shtëpisë së Bardhë këta persona ndodhen në listën e zezë për shkak të aktiviteteve ekstremiste në Republikën e Maqedonisë. Po sipas administratës amerikane këta persona asistojnë, sponsorizojnë ose mbështesin dhunën në Maqedoni dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor.

Në këtë listë gjenden edhe shumë persona nga vendet e tjera të rajonit që rrezikojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Daytonit dhe të rezolutës 1244 për Kosovën.

Për herë të parë lista e zezë amerikane u publikua më 26 janar të vitit 2001. Futja në listën e ‘Listën e zezë’ nënkupton bllokimin e hyrjes së këtyre personave në territorin amerikan si dhe ngrirje të fondeve të institucioneve financiare amerikane.

Pjesë e kësaj liste ka qenë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Por në vitin 2003, me vendim të administratës së presidentit George Bush, emri i tij u hoq nga lista e personave që promovojnë ekstremizëm.

Deri tani kjo listë ka pësuar disa herë ndryshime.

Vendimi i presidentit amerikan Barack Obama për vazhdimin e sanksioneve është vendosur edhe në faqen zyrtare të internetit të Shtëpisë së Bardhë.(Shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.