Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Rajoni dhe Bota

Sulm i përgjakshëm në Bagdad, 69 të vdekur

Publikuar nga H2O me Thursday, 25 June 2009Pa Koment
Sulm i përgjakshëm në Bagdad, 69 të vdekur

Një bombë shpërtheu të mërkurën në një treg të Bagdadit duke vrarë të paktën 69 vetë.

Mbi 130 të tjerë u plagosën si rezultat i shpërthimit.

Policia thotë se bomba ishte fshehur nën një karrocë me motor që ishte e mbushur me perime në një treg me shumë njerëz në lagjen Sadr të Bagdadit.

Kjo lagje ka një shumicë shiite.

Ky ishte një ndër sulmet më të përgjakshme në Irak.

Ai ndodhi në prag të tërheqjes së forcave amerikane nga qytetet irakiane në fund të këtij muaji.

Komandantët ushtarakë thonë se shtimi i këtyre sulmeve në prag të afatit të tërheqjes së trupave amerikane nuk ishte i papritur.

Megjithatë, ata besojnë se militantët nuk do të jenë në gjendje ta rikthejnë dhunën sektare në përmasat e dikurshme.

Si qeveria irakiane ashtu edhe administrata amerikane e presidentit Obama, insistojnë se tërheqja e trupave amerikane nga qytetet irakiane do të kryhet brenda afatit.(shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.