Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Rajoni dhe Bota

Tragjedia e ‘Air-France’, hetuesit: Avioni nuk u copëtua në fluturim

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Thursday, 2 July 2009Pa Koment
Tragjedia e ‘Air-France’, hetuesit: Avioni nuk u copëtua në fluturim

PARIS – Avioni i ‘Air France’ nuk është copëtuar në ajër, por është shkatërruar vetëm pasi është përplasur me shpejtësi në oqean. Kjo është e verteta që flet përkundër asaj që është menduar deri tani për avionin AF 447 që u zhduk në fluturim muajin e kaluar teksa ishte nisur nga Rio de Zhanero drejt Parisit. Faktet u publikuan sot nga hetuesit francez të kësaj çështje, gjatë një konference për shtyp.

Sipas Alain Bouillard, drejtues i grupit hetimor, aeroplani nuk është shkatërruar ndërsa ishte në fluturim. “Duket se ai ka prekur sipërfaqen e ujit në drejtimin e fluturimit me një shpejtësi të madhe vertikale”, sqaroi më tej.

Avioni Airbus me numër fluturimi “AF 447″ u zhduk nga radarët gjatë fluturimit nga Rio de Zhaneiro drejt Parisit më 1 qershor. Shkaqet e tragjedisë ajrore ku humbën jeën 228 persona në bord, mbeten ende të panjohura. Po ajo ç’ka thuhet me bindje nga hetuesit është se avioni ka qenë i pa dëmtuar deri në momentin përpara se të prekte ujin.

Hetuesi Bouillard, tha gjithashtu se “deri tani besohej që kontrolli i avionit mund të kishte kaluar nga kontrolluesit brazilianë të trafikut ajror te kolegët e tyre të Senegalit, por kjo në fakt nuk ka ndodhur”. Sipas tij, pilotët e avionit kishin tentuar tri herë të kontaktonin me një sistem kontrolli në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, por këto përpjekje kishin dështuar. “Kjo nuk është normale”, deklaroi ai, duke shtuar se hetuesit po përpiqeshin gjithashtu të zbulonin arsyet përse alarimi u dha gjashtë orë pas zhdukjes së avionit nga radarët”. Kërkimet për gjetjen e kutive të zeza të avionit “Airbus A330″ do të vazhdonin deri më 10 korrik./Rojters/

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.