Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Kronika

“Gërdeci”, 44 padi, 44 gjyqe të ndara

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Friday, 3 July 2009Pa Koment
“Gërdeci”, 44 padi, 44 gjyqe të ndara

Bashkia e Vores i kërkon gjykatës të detyrojë disa familje të kthejnë një shumë parash prej 30 milionë lekësh, me pretendimin se i kanë përfituar padrejtësisht gjatë procesit të dëmshpërblimit nga qeveria. Gjykata “copëzon” padinë e Bashkisë së Vorës ndaj 44 familjeve të dëmtuara nga tragjedia e Gërdecit.
Bashkia i kërkon gjykatës të detyrojë këto familje të kthejnë një shumë parash prej 30 milionë lekësh, me pretendimin se i kanë përfituar padrejtësisht gjatë procesit të dëmshpërblimit nga qeveria, për dëmtimet që u ishin shkaktuar nga shpërthimi tragjik i 15 marsit 2008. Gjyqtarja Manjola Bejleri ishte caktuar nga shorti elektronik për të shqyrtuar padinë civile të Bashkisë.
Për shkak të volumit të dosjes, specifikave të saj, pasi për secilin rast duheshin caktuar ekspertë që të përcaktonin dëmin që u ishte shkaktuar familjeve dhe të vërtetonin nëse shpërblimi i përfituar ishte në raport të drejtë me të, gjyqtarja Bejleri ka vendosur ta veçojë dosjen në 44 dosje të veçanta.
Secila padi do të shqyrtohet tashmë më vete nga gjyqtarët që janë përzgjedhur nga shorti elektronik. Kryefamiljarët e paditur kanë akuzuar shtetin dhe janë shprehur se kjo është padrejtësia e radhës që po bëhet në kurriz të tyre, pas tmerrit që përjetuan nga shpërthimi tragjik i 15 marsit.
Tragjedia e 15 marsit, ku një fabrikë e çmontimit të municioneve shpërtheu në zemër të zonës së banuar, solli pasoja të rënda. 26 persona gjetën vdekjen, ndërsa 300 të tjerë u plagosën rëndë. Nga shpërthimi u shkatërruan qindra shtëpi e objekte biznesi. (gazeta shqiptare)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.