Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Kronika

Lë 6 fëmijët dhe ia mbath me shokun 18-vjeçar të djalit

Publikuar nga JOEL me Thursday, 11 June 2009Pa Koment
Lë 6 fëmijët dhe ia mbath me shokun 18-vjeçar të djalit

Ka lënë fëmijët, 15, 10, 8, 6, 5 dhe 3 vjeç, për t’ia mbathur për dashurinë. Debbie Mallinson, 36-vjeçare, nënë e 6 fëmijëve, është dashuruar me Adam Caban, 18-vjeçar dhe shok i djalit të saj të madh, 15-vjeçar. Gruaja doli nga shtëpia gjatë natës nga dritarja dhe hipi në një makinë që e priste. Djali 15-vjeçar e kishte dëgjuar nënën e tij të fliste në telefon dhe po i thoshte atij se e donte shumë.
“Debbie dashurohet më shpejt se sa lind, – ka thënë një nga ish-të dashurit e saj, babai i tre prej fëmijëve, – kohë më parë më bëri zemrën copë, por nuk do t’ia dijë për asgjë dhe për asnjë, përveç vetes së saj”.
Tani Debbie jeton me Adamin në Falmouth të Skocisë, në shtëpinë e motrës së tij, ndërsa 6 fëmijët e saj, të cilët i ka lindur nga katër burra të ndryshëm, janë dorëzuar tek autoritetet sociale.
“Fillimisht dashurohet më mikun më të mirë të djalit të saj, pastaj braktis fëmijët e saj për të shkuar të jetojë me të, – ka shtuar ish-i dashuri, – kjo grua si nënë, është një fatkeqësi. Tashmë ajo jeton me mikun e saj të ri, ndërsa fëmijët rrinë me njerëz të huaj. U ka thënë asistentëve socialë që dëshiron t’i marrë me vete fëmijët dhe të jetojë me shokun e saj të ri, por kjo është çmenduri. Sidomos po të marrësh parasysh faktin që jetojnë tek shtëpia e motrës së tij, ai s’ka asnjë lek dhe, mbi të gjitha, është fëmijë për vete.” – raportoi dje tabloidi anglez The Sun.(Shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.