Librazhd, gjendet e dekompozuar në motel kufoma e 40 vjeçarit
LIBRAZHD – Një burrë është gjetur i vdekur në një hotel në Librazhd nga pronari kur ky i fundit ka ndierë erën e keqe të trupit teksa kishte filluar të dekompozohej. Mesditën e së shtunës në hotel ‘Moglica’ në hyrje të Librazhdit pronari Arben Koxha pasi ka filluar të ndjejë një erë ka shkelmuar derën e dhomes duke gjetur në krevat klientin e vdekur. Sipas policise kufoma i perket nje mashkulli rreth 40 vjeç.
Ende nuk është përcaktuar identiteti i tij por mësohet se ky person ka marrë një dhomë dy ditë më parë dhe ka qendruar i mbyllur ne hotel. Pronari ka lajmëruar policinë dhe kjo e fundit e shoqëruar dhe nga ekspertiza ka bërë trasportin e trupit gjysmë të dekompozuar duke grumbulluar provat e gjendura në dhomën e hotelit. Gjithsesi pritet që të përcaktohet shkaku i vdekjes ndërsa po kërkohet ndihmë nga komisariatet e tjera për të zbuluar identitetin e viktimës. Ndërkohë është marrë në pyetje edhe pronari i hotelit i cili ka pasur shumë pak të dhëna për viktimën./shekulli/
Popularity: 1% [?]




Shprehni opinionin tuaj!