Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Kronika

Në flakë kamioni me poliesterol tek Shkëmbi i Kavajës

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Saturday, 4 July 2009Pa Koment
Në flakë kamioni me poliesterol tek Shkëmbi i Kavajës

Ngjarja ndodhi kur kamioni me targa të Tiranës ka shpërthyer në flakë në autostraden Durrës-Kavajë, pranë vendit të njohur si Shkëmbi i Kavajës. Policia konstatoi paraprakisht se shkak ka qene qarku i shkurtër elektrik në momentin që kamioni ka ndeshur në telat e tensionit të lartë të shtyllave pranë zonës. Nuk pati te lenduar

Një kamion me poliesterol ka marrë flakë si pasojë e një qarku elektrik me telat e tensionit në autostradën Durrës-Kavajë, por pa shkaktuar viktima. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta më parë kur kamioni me targa të Tiranës 1435 ka shpërthyer në flakë në rrugën Durrës-Kavajë, pranë vendit të njohur si Shkëmbi i Kavajës.

Vala e tymit ka qënë e madhe ndërsa flakët për pak minuta kanë përfshirë kamionin si pasojë e lëndës së poliesterolit që kanë ndihmuar djegien shpejt të tij. Zjarrfikës dhe makina policie mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe mundën të lokalizojnë flakët gjigande që kërcënonin automjetet e tjera në autostradë dhe shumë lokale dhe bare aty pranë.

Nga hetimet paraprake mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar në kohë nga vendi i ngjarjes duke i shpëtuar flakëve pa dëmtime fizike. Policia konstatoi paraprakisht se flakët janë shkaktuar si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik në momentin që kamioni ka ndeshur në telat e tensionit të lartë të shtyllave pranë zonës.

Shpërthimi i kamionit ka shkaktuar në zonën e plazhit shumë pranë vendngjarjes. Pushues të shumtë që kanë zgjedhur zonën në këtë sezon vere janë shtangur nga tymi dhe flakët gjigande.

Ka qënë puna e zjarrfikëseve që mundën të lokalizojnë flakët dhe të sigurojnë zonën. Diegia e kamionit shkaktoi edhe një trafik të rënduar në autostradën Kavajë-Durrës./balkanweb/

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.