Prangoset autori i vrasjes së 18 vjeçarit në Laprakë
TIRANË- Një ditë pasi vrau shokun me thikë, ka mundur të bjerë në prangat e policisë 22 vjeçari Elvis Meta. Sipas policisë ai është autori i vrasjes së djeshme të ndodhur në lagjen e Laprakës në Tiranë ku mbeti i vrarë me plagë në zemër Jeton Ferhati 18 vjeç.
Mësohet se i riu është arrestuar pranë zonës së quajtur Bregu i Lumit dhe në aksionin e policisë kanë marrë pjesë rreth 200 forca policie.
18 vjecari Jeton Ferhati, nxënës në vitin e dytë në gjimnaz gjeti vdekjen dje nga goditjet me thike në brinjë dhe në zemër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje banale me dy të rinjve për shkak të një debati lidhur me shpejtësinë e lëvizjes me motor.
****
Vritet me thikë 18 vjeçari. Sherr mes të rinjsh
dt 10 qershor
TIRANË- Është vrarë me thikë 18-vjeçari Jeton Ferhati. Ngjarja ka ndodhur sot paradite në lagjen e Laprakës në Tiranë. Nga të dhënat paraprake mësohet se vrasja erdhi pas një sherri me thika mes të rinjve, ku njëri prej tyre mbeti i vdekur.
Mësohet se autori i krimit është larguar menjehere nga vendngjarja. Zona është e rrethuar nga forca të shumta të policise që po përpiqen të zbardhin ngjarjen e rëndë.(Shekulli)
Popularity: 2% [?]




Shprehni opinionin tuaj!