Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Kronika

Zbulohet drogë në paraburgimin e Durrësit

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Wednesday, 1 July 2009Pa Koment
Zbulohet drogë në paraburgimin e Durrësit

Brenda një muaji, brenda hekurave është rasti i tretë i zbulimit të lëndëve narkotike, ndërsa në dy raste nuk dihen autorët. DURRËS – Gjendet sërish një sasi droge në paraburgimin e Durrësit. Kështu burime të policisë bëjnë të ditur se në territorin e brendshëm kanë gjetur një sasi prej 6,4 gramë kanabis sativa, ndërsa ashtu si dhe më parë nuk dihet se cilët janë personat që kanë arritur ta fusin brenda ambientit lëndën narkotike.

Sipas policisë, rreth orës 15:45, salla operative është njoftuar se në vendin e quajtur “Brezi i Butë” në paraburgim nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një top tenisi i mbështjellë me izolant elektrik me ngjyrë kafe.

Pas kësaj, shërbimet e Seksionit të Luftës kundër Narkotikëve, kanë bërë çmbështjelljen e topit të tenisit, ndërsa brenda tij është konstatuar një qese farmaceutike transparente me dy shirita të bardhë. Në të ndodhej një masë bimore “kanabis sativa” prej 6,4 gramësh. Ndërkohë po hetohet për të gjetur se kush janë transportuesit e kësaj lënde.

Rasti bëhet shqetësues duke marrë parasysh se brenda një muaji, është e treta herë që gjendet sasi droge brenda hekurave. Para rreth 10 ditësh, në burgun e Durrësit u gjet një sasi prej rreth 11 gramësh lënde narkotike. Droga u gjet pas një kotrolli në mjediset e një ofiçine që i përgjigjet nevojave të brendshme të burgut.

Edhe në atë rast u dyshua se lënda narkotike ishte hedhur nga jashtë, ndërsa pritësi nuk kishte arritur ta tërhiqte në kohë. Nga burime brenda institucionit u bë e ditur se po verifikoheshin të gjitha kartelat e personelit të shërbimeve, megjithatë autorët nuk u gjetën. Rasti tjetër kishte të bënte me arrestimin e një infermieri që punonte në paraburgim, të cilit iu gjet një sasi prej 7,5 gramësh lënde narkotike. (Shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.