Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Sociale

Pezullohet mësimi për 3 ditë në zonat e izoluara

Publikuar nga H2O me Monday, 5 January 2009Pa Koment
Pezullohet mësimi për 3 ditë në zonat e izoluara

Pezullim mësimi në zonat që janë të bllokuara nga bora. Ky është vendimi i fundit i marrë nga ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila përmes një njoftimi lajmëron ndërprerje të procesit mësimor në zonat problematike. Sipas burimeve nga MASH-i mësohet se pezullimi i mësimit do të zgjasë për tre ditë.

Kështu duke nisur nga dita e sotme, në qarkun e Dibrës që përfshin qytetet Bulqizë dhe Mat, në rrethet Mirditë dhe Librazhd, mësimi do të ndalë për 3 ditë në të gjitha shkollat, kjo e kushtëzuar si nga moti i ashpër, ashtu edhe nga terreni i vështirë në këto zona.

Qarku tjetër ku janë marrë masa për mbylljen e shkollave është ai i Kukësit, ku bëhet e ditur se mësimi do të pezullohet vetëm në shkollat pranë komunave, ndërsa mësimi do të vazhdojë pranë bashkive të Bajram Currit dhe Hasit. Nga njoftimet që vijnë nga Drejtoritë Arsimore,situatë e rënduar atmosferike është vënë re edhe në rrethin e Pukës.

Për këtë arsye, MASH ka vendosur që mësimi në këtë rreth të zhvillohet vetëm në qytetet Pukë e Fushë-Arrëz, ndërsa në të gjitha komunat e këtij rrethi mësimi do të ndërpritet për 3 ditë.

Sipas vendimit, mësimi që do të humbasë gjatë këtyre ditëve do të kompensohet ditëve të shtuna, por për këtë do të njoftohen drejtoritë përkatëse, të cilat më pas do të sinjalizojnë edhe nxënësit.

Sot shumë komuna janë të izoluara për shkak të reshjeve të borës, ndërkohë që shumë akse rrugore janë të bllokuar, e të tjera janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Popularity: 33% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.