Erjon Bogdani, në “orbitën” e Romës
Shqiptari mund të transferohet që prej janarit .Roma kërkon të përforcojë sulmin në merkaton e janarit dhe afrimi më i mundshëm është Erjon Bogdani. Sulmuesi shqiptar mund të transferohet menjëherë në klubin verdhekuq, ndërkohë që nga largimi i tij Kievo do të përfitojë shërbimet e Okakas. Shkëmbimin e mundshëm ndërmjet dy klubeve të Serisë A e ka konfirmuar drejtori sportiv i veronezëve, Xhovani Sartori. Duke folur për merkaton në “romanews.eu”, ai i hapi “dritën jeshile” transferimit të lojtarit të Kombëtares shqiptare. “Shkëmbimi Okaka-Bogdani është ideja jonë. Kievos mund t‘i interesojë ky ndryshim dhe kemi diskutuar me menaxherët. Ndoshta ishin këta të fundit që e publikuan këtë lëvizje”, deklaroi Sartori. “Gjithsesi do të presim dhe të shohim nëse ky shkëmbim i intereson edhe Romës. Për momentin, bisedimet janë në fazën fillestare”. Nga këto fjalë zbulohet se tre prej katër protagonistëve kanë dhënë pëlqimin për këto ndryshime. Kievo ka gjetur marrëveshjen me dy menaxherët e futbollistëve, me Alesandro Moxhin për Bogdanin dhe avokatin Domeniko Skopeliti për Okakan. Për të plotësuar tablonë mungon vetëm “Ok” i Romës, që nuk duhet harruar se në të kaluarën ka treguar në disa raste interes për sulmuesin kuqezi, i cili u transferua në kampionatin italian në janar të vitit 2000, kur filloi të luante me Rexhinën.
Për momentin, drejtuesit e Romës preferojnë të fitojnë kohë dhe nuk shprehen publikisht. Por, diçka është e sigurt: ekzistojnë të gjithë parametrat për të arritur marrëveshjen, ku kryesorja është ana ekonomike. Bogdani te Kievo përfiton afro 750 mijë euro neto në sezon, rrogë e cilësuar e lartë për arkat e veronezëve, por që gjithsesi është paguar përgjysmë nga klubi. Pra, deri në qershor, 31-vjeçari do t‘u kushtonte verdhekuqve diçka më pak se 600 mijë euro. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Okakan, i cili së fundmi ka rinovuar kontratën për të qëndruar në kryeqytetin italian deri në vitin 2012, për më pak se 500 mijë euro neto në sezon. Palët e interesuara pritet të takohen në ditët në vazhdim, sepse më parë drejtori sportiv i Romës, Daniele Prade, duhet të diskutojë me trajnerin Luçiano Spaleti. Nëse drejtuesi i stolit do t‘i hapë rrugë shkëmbimit, gjithçka mund të realizohet sa hap e mbyll sytë, madje Erjon Bogdani mund të jetë i gatshëm për nënkampionët e Serisë A që prej 14 janarit. Në këtë datë, Roma dhe Sampdoria luajnë sfidën e prapambetur, ku verdhekuqtë janë pa kapitenin Françesko Toti (i dëmtuar) dhe malazezin Vuçiniç (i skualifikuar). Bogdani në stol në vend të Okakas shihet si zgjidhja e duhur.
Roma, që përveç kampionatit mendon edhe për Ligën e Kampioneve, po shqyrton edhe alternativa të tjera për merkaton e verës, ku në listën e dëshirave janë argjentinasi i Fiorentinës, Osvaldo dhe sulmuesi i Kombëtares gjermane, Lukas Podolski. Ndërkohë, për Bogdanin kanë shprehur interes edhe disa skuadra të tjera në Itali. Bolonja kërkon një sulmues me peshë dhe synon shqiptarin, ndërkohë që te Kievo mund të kalojë Bernaçi. “Er-Bomber” ndiqet edhe nga Palermo, që kërkon një qendërsulmues dhe mundësia e transferimit në Sicili nuk është fantazi.
Gazeta Shqip
Popularity: 8% [?]




Bogdani nuk ma mer mendja se do te kaloje tek Roma ,mundsit ishin te medha dy vjet me pare ku forma e Bogdanit ishte disi e mirre .Bogdani nuk po e tregon veten si nje lojtar qe vlen tek ekipi i kievos,keshtu qe mundesit per nje trasferim tek skuadra e Romes jane iluzime dhe te pakte ,per te mos thene nuk behet fjale.
http://www.albaniasite.net – cooooolest domain name)))
http://www.albaniasite.net – cool sitename man)))
Flm ndonje koment rreth artikullit?
Nuk besoj se Bogdani do te shkoj ne roma mirpo ai ka mundesi te shkoj tek hull siti
Shprehni opinionin tuaj!
»
Berisha: Ligj për plazhet private, ndëshkim krimeve mjedisore
Ligj për plazhet private, të cilat do të jenë në sipërfaqe të kufizuar ndaj atyre publike dhe ligj për ndëshkimin e krimeve ndaj mjedisit. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha ka kërkuar …
»
Koloneli Ghedaf dhe paraja pa erë
Me flokë të rralluara dhe të lyera, me pamjen e një rok stari të sapodalë nga klinikat e dizintoksikimit që nuk e pranon se i ka kaluar koha, Ghedafi zbriti në tokën italiane i pritur …
»
Kuzhe: Në Rumani, Shqipëria synon barazimin ose fitoren
“Nisën eliminatoret, tani është koha që unë dhe skuadra të jemi nën presion”
Vetëm 24 orë përpara ndeshjes me Rumaninë, Josip Kuzhe shfaqet optimist për debutimin e Shqipërisë në Euro 2012. Drejtuesi i stolit kuqezi thekson …
Sondazhe
Komentet e Fundit
Kategorite
Arkiva
Partneret
Etiketat
Aktualitet Bamir Topi berisha Big Brother Dossier Edi Rama ekonomia Futboll Gerdeci Greqi Informacione interviste Itali Kombetarja Kosova Kosovë Kriza Kronika Kultura Kuriozitete lajme Lifestyle Lifestyle & Show Biz & Kuriozitete Maqedoni ndërkombëtare Partia socialiste Policia Politika protesta PS Qeveria rajoni Rama Sali Berisha Shba Shendeti Show Biz Shqiperia Sociale sport Tirana Tirane vizat Vlore ZgjedhjetPostime Rastesore
Postimet e Fundit Video
Artikujt e Fundit
Me Te Komentuarat
Me Popullore