EUROshorti, Shqipëria bie në grup me Francën
Është hedhur shorti i fazën kualifikuese në grupe për Euro 2012. Shqipëria ka rënë në grupin D, me kokë grupi Francën, ndërkohë që kundërshtarë të saj do të jetë edhe Rumania, Bjellorusia, Luksemburgu, Bosnje Hercegovina. Pra, kemi të bëjmë me një grup me 6 skuadra, mjaft i fortë, po të kemi parasysh emrat e tyre. Me shumicën e skuadrave të grupit jemi ndeshur në dekadën e fundit, ndërkohë që me francën kemi mjaft kohë pa u ballafaquar. Si kokë e grupit, në hedhjen e shortit, pa dyshim që skuadra e drejtuar nga rajmond domenek, me përbërje nga lojtarë të tillë si Benzema, Henry, Riberi etj, është favorite e padiskutueshme për tu kualifikuar, ndërsa pas saj duket se vjen Rumania, edhe ajo një skuadër elitare ballkanase.
Federatat e vendeve të të njëjtit grup, brenda 30 ditëve nga 7 shkurti i hedhjes së shortit në Varshavë, duhet të mblidhen dhe të procedojnë me një tjetër short, për të fiksuar edhe kalendarin e ndeshjeve mes tyre, ndërkohë që datat janë të përcaktuara tashmë. 12 datat e mëposhtme janë të rezervuara për grupet, që të luajnë të gjitha ndeshjet kualifikuese:
a) 3 / 4 dhe 7 shtator 2010
b) 8 / 9 dhe 12 tetor 2010
c) 25/26 dhe 29 mars 2011
d) 3 / 4 dhe 7 qershor 2011
e) 2 / 3 dhe 6 shtator 2011
f) 7 / 8 dhe 11 tetor 2011
Më poshtë, ja edhe grupet e plota të Euro 2012, që do të luhet në Poloni dhe Ukrainë.
Grupi A:
1.Gjermania
2.Turqia
3.Austria
4.Belgjika
5.Kazakistani
6.Azerbaijxhani
Grupi B:
1.Rusia
2.Sllovakia
3.Irlanda
4.Maqedonia
5.Armenia
6.Andorra
Grupi C:
1.Italia
2.Serbia
3.Irlanda Veriut
4.Sllovenia
5.Estonia
6. Ishujt Faroe
Grupi D:
1.Franca
2.Rumania
3.Bosnia-Hercegovina
4.Bjellorusia
5.SHQIPERIA
6.Luksemburgu
Grupi E:
1.Holanda
2.Suedia
3.Finlanda
4.Hungaria
5.Moldova
6.San Marino
Grupi F:
1.Kroacia
2.Greqia
3.Izraeli
4.Letonia
5.Gjeorgjia
6.Malta
Grupi G:
1.Anglia
2.Zvicra
3.Bullgaria
4.Uellsi
5.Mali i Zi
Grupi H:
1.Portugalia
2.Danimarka
3.Norvegjia
4.Qipro
5.Islanda
Grupi I:
1.Spanja
2.Repubblika Ceke
3.Skocia
4.Lituania
5.Lihtenshtejni
Popularity: 1% [?]




Shprehni opinionin tuaj!