Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Sporti

Fatmir Vata, me Vllazninë në Ligën Europiane

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Wednesday, 1 July 2009Pa Koment
Fatmir Vata, me Vllazninë në Ligën Europiane

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare kërkon të ndihmojë ekipin shkodran këtë verë. Skuadra shkodrane ka bërë dje një “blerje” shumë interesante për ndeshjet e saj të Ligës Europiane. Fatmir Vata, futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, që prej vitesh luan në futbollin gjerman, ka shprehur dëshirën e tij që të luajë për Vllazninë në ndeshjet e saj europiane. Ka mjaftuar një kontakt me presidentin Fushaj dhe ky i fundit e ka mirëpritur një kërkesë të tillë, nisur edhe nga raportet mjaft të mira që ata kanë pasur me njëri tjetrin.

Për rrjedhojë, për 38-vjeçarin gjatë ditës së djeshme është kryer procedura e federimit të tij dhe ai do të jetë i gatshëm të luajë për kuqeblutë. Por jo për ndeshjen e nesërme. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë presidenti i Vllaznisë, i cili ka thënë se Vata do të jetë në dispozicion të trajnerit Lika për ndeshjen e kthimit.

“Me Vatën kemi rënë dakord që ai të federohet me Vllazninë dhe të luajë me ne në ndeshjet e Ligës Europiane. Ai ka shprehur vetë dëshirën për këtë gjë dhe ne e mirëpritëm.

Vata nuk do të mundet të luajë në ndeshjen e Irlandës, por për ndeshjen e ardhshme në Shkodër mendojmë që ai do të japë kontributin e tij në kualifikimin e skuadrës sonë,” ka thënë Fushaj.

Bëhet e ditur se Vata ka shprehur njëkohësisht dëshirën që të udhëtojë vetë drejt Irlandës për ta parë ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave dhe për të krijuar një ide të qartë mbi nivelin e tyre.

Ardhja e këtij lojtari përbën një lajm të mirë edhe për trajnerin Lika. Dyshja Vata Sinani mund të rezultojë perfekte në sulmin kuqeblu në ndeshjen e 9 korrikut. Para se të vinte Vata, shkodranët kanë qenë duke pritur një sulmues brazilian, por ai për momentin ende nuk ka ardhur dhe, për këtë arsye, mungesa e tij krijoi jo pak probleme për stafin drejtues.

Aq sa ai ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë në ndeshjen e Sligos, 18-vjeçarin Bekim Bala. Duke shpresuar në një rezultat pozitiv në këtë takim të parë, shanset për kualifikim pastaj në ndeshjen e kthimit do të jenë edhe më të mëdha nisur edhe nga përforcimet që është duke bërë skuadra shkodrane. Mbi të gjitha, ai i Fatmir Vatës.

Lojtari që për disa vite ka qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares shqiptare, dallohet dhe njihet mirë për vlerat e tij, pavarësisht moshës aktuale që ka. Vllaznia mund të përfitojë diçka nga vlerat e tij. Ato vlera që e bëjnë atë të jetë një lojtar i rëndësishëm edhe për ekipin e tij të Koblencit, me të cilin aktivizohet në Bundesliga 2.

Ajo që duhet thënë është se edhe përpara disa viteve ka qenë fare pranë realizimit diçka e tillë që Vata të luante me shkodranët në ndeshjet europiane. Ka qenë periudha kur klubi drejtohej nga ish presidenti Myftar Çela. (Shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.