Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Sporti

Kakà: Milan, është ora për të fituar!

Publikuar nga H2O me Monday, 5 January 2009Pa Koment
Kakà: Milan, është ora për të fituar!

Titulli, Kupa UEFA, por edhe një tjetër “Top i Artë”, janë objektivat e brazilianit për 2009-n.Ka pasur një mbrëmje të shkëlqyer më 2008-n e Kakasë: quhet Luka, është djali i tij. Pjesa tjetër nuk është gjithsesi mërzitje, por as ndonjë zbavitje. “Nga aspekti profesional, nuk ka qenë ndonjë vit i shkëlqyer, por vetëm i mirë, – tregon braziliani i Milanit. – Nga 2009-ta dua edhe më shumë. Ëndrra është titulli, por pastaj dua Kupën UEFA dhe Superkupën Europiane. Është kjo rruga që na çon drejt Parisit.”

- Ançeloti dhe Galiani thonë se jeni më të fortë se Interi, sepse e keni ndeshur dy herë, dhe në të dyja rastet keni fituar.

- Vërtet. Në takimet direkt me ta keni qenë në lartësi. Interi është një skuadër shumë e fortë, por është e vërtetë që problemi ynë janë pikët e humbura me “të voglat”. Megjithatë, problemi nuk është Interi para Milanit në renditje: problemi është që nuk e fitojmë titullin që nga 2004-a. Dy vjet pas Juves dhe dy vjet pas Interit: mjaft më tani, ka ardhur ora të fitojmë!

- Në ç’mënyrë?

- Nuk e di. Ta fillojmë vitin duke fituar ndaj Romës e Fiorentinës, sepse do të jetë një piknisje e mirë. Pastaj është logjike që duhet të shpresojmë që Interi të bëjë ndonjë hap të gabuar. Nëntë pikë janë shumë, por kampionati është akoma i gjatë.

- Nga Malta, dy vjet më parë, skuadra u kthye e rigjeneruar. A mendoni që kjo stërvitje në Dubai do të jetë sërish e vlefshme?

- Mendoj se po, sepse në periudha si kjo mund të forcohet shpirti i grupit dhe, meqë te ne ka shumë lojtarë të rinj, është e rëndësishme të qëndrojmë bashkë. Pastaj është zbavitëse: është bukur të qëndrosh me shokët.

- Çfarë prisni për veten tuaj nga viti i ri?

- Milani ka uri, ka dëshirë të fitojë titullin, është gjëja më e rëndësishme, sepse pas pesë vjetësh, është momenti t’i japim një kthesë ecurisë sonë edhe në Itali. Dua një vit të suksesshëm për veten dhe për skuadrën. Pastaj, “qershia mbi tortë” do të ishte të arrija në kuotën e 100 golave me fanellën e Milanit, ndonëse më e rëndësishme është të fitosh trofe.

- Cili ka qenë zhgënjimi më i madh i vitit?

- Që nuk mund të luaj në Champions…

- Edhe më 2008-n, si në vitet e shkuara, u fol shumë për një lamtumirë të mundshme të Kakasë nga Milani…

- Me zërat e merkatos jam mësuar: në fillim Reali i Madridit, tani Çelsi. E përsëris: do të largohesha vetëm në dy raste. I pari është që Milani të vendosë të më shesë dhe të çojë para bisedimet. I dyti është që unë ta kuptoj që, së bashku me Milanin, të mos kemi më të njëjtat objektiva. Për momentin, për këto kushte as që po mendoj.

- Ardhja e Ronaldinjos dhe e Bekhamit, a është në sinkronë me objektivat tuaja?

- Bekhami është një rast ndryshe nga të gjithë. Për momentin, do të qëndrojë këtu vetëm dy muaj, por është një blerje interesante, për të dhe për skuadrën. Ndërsa Ronaldinjo ka sjellë shumë cilësi. Do të thosha se deri këtu, unë dhe Milani kemi pikërisht të njëjtat objektiva.

- Është e mundur të luhet së bashku me Bekhamin, Pirlon, Sedorfin, Kakanë, Ronaldinjon e Paton?

- Është një mundësi, por duhet të jemi të gjithë dakord të vrapojmë së bashku. Kur ka dëshirë për sakrificë, çdo modul është i vlefshëm.

- Ka pasur dy protagonistë negativë me sjelljen e tyre: Adriano disi për të gjithë sezonin, Xherrardi në fund. Si ka mundësi që episode të ngjashme nuk ndodhin te Milani? I fshehin mirë?

- Episode të tilla besoj që do të ishte e vështirë të mbaheshin sekret edhe te Milani. Nëse Milani duket një skuadër më e qetë, është për shkak të lojtarëve që zgjedh. Megjithatë, më vjen shumë keq për atë që i ka ndodhur Xherrardit, dhe prej kohësh më vjen keq për Adrianon. Jam përpjekur shpesh t’i telefonoj, t’i flas, siç bëjnë gjithë miqtë e tij, sepse ka një talent të veçantë dhe po e humbet kot.

- A do të ishte ide e mirë për të të ndryshonte skuadër?

- Ndoshta po, por nëse ndryshon mjedis do të ishte gjëja më e mirë.

- Kakà, çfarë kërkoni nga 2009-a?

- Titullin dhe të kthehem në Champion. Të shohësh Mançesterin të shijojë Botërorin për Klube, por të mendosh se për t’u kthyer duhet të pres, të paktën dy vjet, më ka bërë shumë keq.

Gazeta Shekulli

Popularity: 6% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.