Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Sporti

Peshëngritja fiton tri medalje

Publikuar nga JOEL me Sunday, 28 June 2009Pa Koment
Peshëngritja fiton tri medalje

“Peskara 2009″: Me një ar e një argjend, shkëlqen Begaj. Argjend edhe Calja

Peshëngritja nuk zhgënjen. Ashtu si pritej, shtangistët kuqezi kanë sjellë medaljet e para për Shqipërinë në Lojërat XVI Mesdhetare “Peskara 2009″. Ajo që ka shkëlqyer ka qenë Romela Begaj, e cila ka marrë medalje ari në shkëputje dhe argjend në shtytje. Paraqitja e 22-vjeçares mund të kishte qenë perfekte, por në shtytje ajo nuk ka arritur të klasifikohet e para vetëm prej peshës trupore. Begaj dominoi që prej fillimit konkurrimin në shkëputje për femra në peshën 58 kg, duke ngritur 92 kg në provën e parë dhe 95 kg në të dytën. Të dyja këto rezultate janë vendosur në librin e rekordeve të Lojërave Mesdhetare. Në provën e tretë ajo kërkoi të ngrinte 98 kg, pa mundur ta realizojë me sukses provën. Gjithsesi, peshëngritësja kuqezi u klasifikua e para, duke lënë pas vetes greken Lapou dhe turken Dasdelen. Në stilin e shkëputjes, Begaj ka ngritur 110 kg në provën e parë, ndërkohë që ka dështuar në dy tentativat e tjera, kur kishte vendosur 114 kg në shtangë. Me peshën 110 kg e ka mbyllur konkurrimin edhe turkja Aldin Dasdelen, e cila ka përfituar prej peshës më të lehtë trupore (afro 1.5 kg) më të lehtë dhe ka marrë medaljen e artë. Në peshën 58 kg për femra ka konkurruar edhe peshëngritësja tjetër kuqezi, Fetije Kasaj. E rikthyer në pedanë nga pezullimi 2-vjeçar, ish-kampionia ka zhgënjyer: ajo nuk kaloi asnjë nga provat në stilin e shkëputjes (ku kishte kërkuar 72 kg) dhe rrjedhimisht është skualifikuar nga konkurrimi në shtytje. Edhe Briken Calja arrin të fitojë një medalje argjendi në peshën 69 kg për meshkuj. 19-vjeçari e ka mbyllur konkurrimin në stilin e shkëputjes me 142 kg të ngritura, ndërsa i pari u klasifikua francezi Vancelas Diabaja-Tiençeu me 150 kg. Në shtytje Calja u rendit i katërti, ku ka realizuar me sukses vetëm provën e parë, duke ngritur 163 kg. Në dy provat e tjera, me 167 dhe 168 kg, ai ka dështuar.

Basketboll

Kombëtarja e femrave, e drejtuar nga Viron Toska, është masakruar me rezultatin 130:35 nga Kroacia. Perioda më e mirë për shqiptaret ishte e dyta, kur kanë shënuar 13 pikë, ndërsa në tri të tjerat ato nuk e kanë arritur asnjëherë kuotën e 10 pikëve. E vetmja që spikati ishte kapitenia Migena Plasa me 10 pikë të realizuara.

Boks

Në ring për kuqezinjtë është ngjitur talenti Albi Sorra, i cili u ndesh me marokenin Dris Musaid. Të dy këta boksierë kishin fituar medalje bronzi në Botërorin U-17 në vitin 2006. Por, në fund të tri raundeve, fitues është shpallur Musaid, i cili ka triumfuar 10:4 me pikë. Me këtë rezultat, 19-vjeçari eliminohet nga Lojërat Mesdhetare që prej 1/8-ve të finales.

Hendboll

Paraqitje për t‘u harruar ajo e përfaqësueses së hendbollit, e cila është poshtëruar nga Algjeria. 48:5 ishte humbja e thellë e kuqezinjve në takimin ku debutuan në “Peskara 2009″. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 26:3 për kundërshtarët, ndërsa rezultati në 20 minutat e mbetura ishte 22:2. Të hënën Kombëtarja jonë luan kundër Francës.

Not

Zhgënjejnë edhe notarët shqiptarë, të cilët pozicionohen në vendet e fundit. Në garën e 50 metrave shpinë, Sidni Hoxha u rendit i gjashti nga shtatë garues në Baterinë 2, me kohën 29.72, ndërsa Florenc Llanaj ishte i fundit në Baterinë 1 (32.36). Paraqitje e dobët edhe për Eros Qaman dhe Endi Babin në garën e 200 metrave stil i përzier për meshkuj.

Kanotazh

Dyshja shqiptare, Andi Çuko dhe Edi Theka, nuk arritën të kualifikohen për në finalen A. Në garën dyshe ata janë renditur të pestët në garën e 2000 metrave, me kohën 7‘26‘‘58, në baterinë ku konkurronin.

Qitje

Skualifikohet edhe qitësi Arben Kuçana, i cili konkurroi në 50 metra me pistoletë. Me 533 pikë të grumbulluara (33 më pak se spanjolli Vaskez i vendit të parë), kuqeziu është renditur i 13-ti mes 14 sportistëve.

Pingpong

Humbje të thella edhe në këtë sport, ku ndeshjet e meshkujve dhe të femrave kanë qenë si fotokopje: dështime 4-0 për të gjithë, duke filluar nga meshkujt Dorjan Tapia (3 ndeshje) e Ilir Shabanaj (2 ndeshje), për të vazhduar te femrat Adelajda Isaku dhe Eliona Mustafai.(SHQIP)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.