Totenhemi, më favoriti për të marrë Lorik Canën
“Spurs”-at, më pranë se sa Liverpuli dhe Arsenali
Totenhemi shikohet si një
ndër më të favorizuarit në
garën për të marrë një nga
yjet e futbollit francez… mesfushorin
shqiptar Lorik Cana. Gjithçka
pritet të realizohet gjatë merkatos
së kësaj vere. Lajmi është bërë i
njohur nga faqja e njohur sportive
angleze në internet “Football
Pools”, sipas së cilës në listën e
admiruesve të kapitenit të marsejezëve
janë edhe tri ekipe të tjera
angleze, si Arsenal, Evertoni dhe
Liverpuli.
“Lorik Cana, aktualisht në
moshën 25-vjeçare, luan në rolin
e mesfushorit shkatërrues dhe
gëzon një reputacion të madh si
një njeri i hekurt në kampionatin
francez të futbollit”, shkruante
dje “Football Pools”. Këtë e vërtetojnë
edhe kartonët e shumtë
(të verdhë apo edhe të kuq) që
ka marrë në këto shtatë sezone,
kur ka luajtur për të dyja skuadrat
elitare franceze Paris Saint Germain
dhe Olimpikun e Marsejës.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare,
me natyrën e tij luftarake, ka
mundur t‘ua fi tojë zemrën tifozëve
të shumtë të Olimpikut të Marsejës
dhe në stadiumin “Velodrome” ai
konsiderohet si një yll i vërtetë.
Konstrukti i tij fi zik është i mirë dhe
shumë i përshtatshëm për t‘i bërë
ballë futbollit të ashpër të Premier
Leagues.
Lajmi për largimin e tij të mundshëm
nga Olimpiku i Marsejës ka
marrë dhenë. Vetëm pak kohë më
parë ishte vetë Loriku ai që në një
prononcim për të përditshmen
sportive franceze “Aujourd ‘Hui
Sport”, ka pranuar se e ardhmja e tij
është 50 me 50. “Edhe pse unë kam
një kontratë të vlefshme deri në vitin
2012, nëse do ta gjykoj të arsyeshme
të largohem nga Olimpiku i
Marsejës, dera është e hapur”, ka
theksuar lideri i nënkampionëve
të Francës, duke lënë të kuptohet
se askush nuk e pengon vendimin
e tij se ku do të duhet ta vazhdojë
karrierën.
“Unë do të bisedoj me familjen
time, në veçanti me babanë, i
cili është edhe menaxheri im,
ka shtjelluar më tej Cana. Pastaj
gjithçka do të varet nga ajo që do
të dua të bëj unë. Besoj se, nëse do
të vendos që të largohem, të gjithë
në këtë klub do ta respektojnë
vendimin tim”, pohon mesfushori
i Kombëtares së Shqipërisë, i cili ka
shtuar se “nuk ka arsye pse të nxitohet,
prandaj ai ka ndërmend të
presë me qetësi momentin e marrjes
së një vendimi përfundimtar”.
Por kapiteni i Marsejës ka dashur të
sqarojë, se në rast të një largimi të
mundshëm nga ky klub, e ardhmja
e tij nuk do të vazhdojë në asnjë
skuadër tjetër franceze, por në një
kampionat të ndryshëm nga Liga 1.
“Destinacionet më të mundshme
për të ardhmen time janë Anglia
dhe Gjermania, dy kampionate
që mua më tërheqin më shumë”.
Ndërkohë që vetëm pak ditë më
parë, Cana është shprehur për një
të përditshme sportive shqiptare
se e ardhmja e tij do të vendoset
brenda pak ditësh.(Shqip)
Popularity: 1% [?]




Shprehni opinionin tuaj!