Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Sporti

Uimbeldonit, Federer kalon ne raundin e dyte

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Tuesday, 23 June 2009Pa Koment
Uimbeldonit, Federer kalon ne raundin e dyte

Pese here kampioni i Uimbeldonit, Roger Federer e ka nisur mbare aventuren drejt fitimit te titullit te 6 te ketij turneu. Zvicerani ka kaluar lehtesisht ne raundin e dyte pasi ka fituar 3-0 me sete ndaj tajvanezit Lu Yen-hsun.

Pas terheqjes se Rafael Nadal per shkak te demtimit ne gju, zvicerani Federer i cili shihet tashme si pretendenti kryesor i fitimit ne fushat londineze, ne raundin tjeter do te ndeshet me spanjollin Guillermo Garcia-Lopez.

Per Federerin kjo eshte ndeshja e 50 ne Uimbelldon, nga te cilat ka fituar 45 dhe ka humbur 5.

Numrit 4 ne renditjen boterore, Novak Xhokovic i jane dashur 4 sete te fitoje ndaj francezit Xhulie Benneto.

Djokovic, kampioni i “Australian Open” ne vitin 2008, ne raundin tjeter do te ndeshet me gjermanin Simon Greul.

Ne kategorine e femrave eshte kualifikuar per ne turin e dyte rusja Maria Sharapova.

E rikthyer ne fushe pas 9 muajsh, kampionia e ketij turneu ne vitin 2004 ka mposhtur ne raundin e pare ukrainasen Kutuzova 7-5 dhe 6-4.

Edhe amerikania Serena Uilliams e ka patur te lehte te kaloje ne raundin e dyte te Uimbelldonit, ka mundur portugezen Neuza Silva, 6-1 dhe 7-5, nderkohe qe kundershtarja e ardhshme do te jete australiania Jarmila Groth.(TCH)

Popularity: unranked [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.