Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Te Tjera

Historia e Nikut: I lindur pa gjymtyrë, ia del mbanë në jetë

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Friday, 3 July 2009Pa Koment
Historia e Nikut: I lindur pa gjymtyrë, ia del mbanë në jetë

Kur Nick Vujicic lindi pa krahë dhe këmbë, edhe prindërit e tij mezi arrinin ta shihnin me sy. Babai i tij doli nga dhoma e maternitetit për të vjellë, ndërsa mamaja nuk pranoi ta merrte në krahë, derisa ai u bë 4-muajsh. Por, pavarësisht kësaj, pavarësisht handikapit për të jetuar gjithë jetën pa gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, Nick, që tani është 26 vjeç, nga Melburni i Australisë, është i lumtur. Tabloidi britanik “The Sun”, ka treguar historinë e tij, duke publikuar dhe fotot e tij, ndërsa noton, luan golf dhe qesh me shakatë e një “kolegeje” bionde, Bethany Hamilton, edhe ajo nuk ka një krah, por jo nga lindja, por nga një aksident. Nick-u ka një këmbë të vogël në fund të anës së majtë, e cila i jep një ndihmesë thelbësore në jetën e përditshme: 26-vjeçari e përdor për të shkruar, për të marrë objekte të ndryshme, për të bërë pothuajse gjithçka. “Është thembra ime e Akilit, do të isha i humbur pa të,”- bën shaka Nick-u, i cili tani jeton në Los Anxhelos. Por, jeta e Nick-ut nuk ka qenë gjithnjë ashtu si është tani. “Kur shihja nënën time të trishtuar, shkova tek ajo dhe i thashë se doja të vdisja, që doja të vrisja veten,”- tregon Nick-u. “E urrej Zotin, sepse më kishte bërë këtë dhe isha i terrorizuar nga ideja që një ditë prindërit e mi nuk do të ishin më. Ndërsa tani gjithçka është ndryshe”.(shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.