Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Te Tjera

KLD, Spahiu: Rrogë më e mirë, infrastrukturë dhe siguri për gjyqtarët

Publikuar nga PUPA me Monday, 8 February 2010Nje Koment
KLD, Spahiu: Rrogë më e mirë, infrastrukturë dhe siguri për gjyqtarët

TIRANË- Infrastrukturë, rrogë më e mirë dhe siguri për gjyqtarët. Sipas nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu këto janë tre kërkesat kryesore për përmirësimin e punës në gjykata. Gjatë fjalës së mbajtur në analizën vjetore të punës së gjykatave, Spahiu, duke theksuar se sistemi i drejtësisë është kusht për integrimin në Bashkimin Evropian.

Ai kujtoi se e domosdoshme është një infrastrukturë më e mirë, “ku gjyqtarët të mos marrin vendime në salla të vogla”.

Sipas tij, gjykata e Tiranës është ndër më të varfrat në Europë, ndaj sipas tij, është e udhës që kushtet të ndryshojnë.

Më tej, ai kujtoi se vëmendje i duhet kushtuar edhe pagesave, pasi një rrogë më e lartë dhe motivuese do të bëjë që gjyqtarët të mos kërkojnë ryshfete dhe së treti nevoja për më shumë siguri ndaj gjyqtarëve, jo vetëm gjatë punës por edhe në jetën e tyre private.

“Është bindja e të gjithë se drejtësia është standard për hyrjen në Bashkimin Evropian, por edhe këto që përmenda janë kushte për këto standarde. Në një demokraci të konsoliduar demokracia funksion nga ligjet dhe ligjet zbatohen nga gjyqtarët”, tha Spahiu.

(shekulli)

Popularity: 1% [?]

Nje Koment »

  • jorgji thote:

    Zoti Spahiu
    Me vjen keq qe je edhe nenkryetr i keshillit te larte te drejtesise.Shkon ne nje analize dhe na shpik gjera qe nuk kane asnje moral.Ti deklarove se qe te ritet shkalla e gjykimit dhe te mos kete korupsion duhet te kete rroga me te larta per gjukatsit.
    Une nuk jam politikan por nje inxhinjer i thjeshte dhe te them se ky arsyetim eshte shume i gabuar.Nuk e di degjon apo jo se cfare behet neper bote.Nuk kompromentohen ata qe nuk kane para por ata qe marin para me thase nga shteti.Kam degjuar ne dojce vele se ka deputete te parlamentit gjerman qe marin shume te medha nga firmat e makinave audi dhe volskvagen.kam degjuar se nje sentor ne amerike nuk i paguante sigurimet nje familje qe i sherbente ne shtepi,kam degjuar se edhe nje minister ne Greqi nuk i pagunte sigurimnet nje punonjsje te saj etj etj.Keta nuk kishin rroga te mira?Pra nuk eshte paraja por morali i nje njeriu per te dhene drejtesi.Per fat te keq ne kapitalizem nuk ka drejtesi.Per mua eshte gabim kur thuhet qe gjykata jep drejtesi sepse nuk egziston nje gje e tile.Per mua gjykta vendos jo kush ka te drejte por kush ka te drejten qe te mare nje shtepi.Ketu del paraja.Ai qe paguan mer shtepine dhe jo atij qe i takon.Pak raste ka te tilla ne shqiperi?Edhe sikur dhjete here me shume te marin gjykatsit ryshfeti do jete prezent sepse ne kapitalizem flet paraja dhe jo drejtesia.Jam dakort qe ne shume vende zbatohen vendimet e gjykates por kjo nuk do te thote qe ka drejtesi.Gjykata kushtetuese ktheu tre ligje te rendesishem kohet e fundit dhe Saliu ne vend qe te shprehet do zbatojme vendimin e gjykates ai thote?gjykata kushtetuese perbehet nga gjykates qe kane dhene denime me vdekje.Pra megjithse gjykatesit votojne te gjithe kunder, saliu thote vete “nuk ka drejtesi” Shkojme me tutje.Futbollisti i realit p.sh Ronaldo mer 200 mije euro ne jave dhe ne cdo ndeshje vertitet neper fushe dhe me shume shtyn se luan.Pse nuk luan ky njeri me ndershmeri i cili mer tere keto para?Pra beni si te doni.Difekti qendron ne sistemi politik dhe jo ne parate qe mer njeri apo tjetri.Nuk marin para depuetete ne shqiperi?Marin.Pse kuzohen per korupsion?akuzohen se ai qe ka para ben korupsion dhe jo ai fshatari i mokres qe nuk ka buke.Kane kalur 20 vjet ne shqiperi do kalojne edhe qindra dhe asnjehere nuk do kete drejtesi.Shikoni ne shtetet qe kne nga mbi 50 vjet sic quhen ne demokraci dhe gjenj eshte me keq se ne shqiperi.Sot degjova se nje deshmimtar ka akuzuar ne gjykate Berluskonin se eshte financuar nga mafia italiane.E vertete apo genjeshter ai e deklaroi para gjykates.
    Zoti Spahiu!
    Do te them nje thenie te nje filozofi te math grek i cili thote:
    Ligji eshte nje rjete merimage qe te dobetit dhe te vegjlit i pengon te kalojne,ndersa te fortet dhe te mbedhenjte jo vetem qe nuk i pengon por ata e cajne rjeten dhe dalin te lire”.
    po ke pak mend duhet ta kuptosh ceshte drejtesia dhe kush e fiton ate.

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.